Lajme

Sot hapet Java e Krenarisë me sloganin “T’du ashtu siç je”

Të hënën pritet të bëhet hapja e Javës së Krenarisë në Kosovë.

Hapja pritet të mbahet në ora 18:00.

“Nën sloganin “Të dua ashtu siç je”, Java e Krenarisë 2023 përqendrohet në shëndetin mendor dhe kujton të gjithë njerëzit se nuk janë vetëm”, thuhet në njoftim.

Të pranishëm në hapje do të jenë edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Sipas Prishtina Pride, mirëqenia psikologjike dhe emocionale e personave LGBTQI+ duhet të jetë prioritet i institucioneve dhe politikbërjes.

Java e Krenarisë, do të jetë e hapur deri më 10 qershor ku do të përcjellët me shumë aktivitete.

/Shqip.com