Kulturë

Sot hapet ekspozita “Më lër brenda, më lër jashtë”, dedikuar personave me nevoja të veçanta

Sot do të hapet ekspozita “Më lër brenda, më lër jashtë”, e cila vjen si britmë e personave me nevoja të veçanta.

Me kurator, Arbër Selmanin, ekspozita do të hapet në Grand Hotel.

“Më lë brenda, më lër jashtë, është një britmë e fuqishme, shpesh e ngjyrosur me një pëlhurë të empatisë, e personave me nevoja të veçanta të cilët i mungojnë diskursit publik në Kosovë.  Ekspozita sjellë në vëmendje njerëz që guxojnë dhe tejkalojnë sfidat dhe pengesat që vijnë në rrugën e jetës”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, ekspozita tregon imazhe të forta për një realitet goditës: dikush që noton, një tjetër punon në radio, pak më larg edhe dokumente që konfirmojnë një sëmundje, një gjendje.

Ekspozita me thirrjen “Le t`i mbajmë afër nesh, le t`i nxjerrim në botë”, do të hapet në ora 19:00.

/Shqip.com