Sport Shqiptar

Sot – gjashtë vite më parë – Majlinda Kelmendi e fitoi medaljen e artë në Rio

Majlinda Kelmendi

Gjashtë vite më parë – pas një rrugëtimi të gjatë e punë të madhe – një vajzë nga Peja, e quajtur Majlinda Kelmendi i tregoi botës –

Me 7 gusht të vitit 2016, xhudistja kosovare u shpall kampione llimpike – dhe e solli në tokën dardane medaljen e parë të artë – të nivelit të tillë.

Në finale – Kelemendi e kishte mposhtur italianen Odette Giuffrida – për të realizuar ëndrrën e saj të madhe.

Në  përgjithësi, Majlinda e ka “sunduar” botën dy herë, ishte katër herë “mbretëreshë” e Evropës dhe doli fituese e katërfishtë në Grand Slamin e Parisit.

Përkundër faktit që në Tokio u eleminua në raundin e parë, kjo nuk e zbeh madhështinë dhe vulën që ka lënë në xhudo.

Ajo theu barrierat dhe mposhti steriotipet gjinore – duke treguar që me punë dhe disiplinë asnjë sukses nuk është i pamundur./Shqip.com