Lajme

Sot fillon karvani i vaksinimit

Disa ditë më parë Ministria e Shëndetësisë apeloi tek qytetarët që të vaksinohen me vaksinën kundër gripit sezonal.

E që nga dita e sotme pritet të fillojë karvani i vaksinimit nëpër qytetet e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

“Organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë- Zyra në Prishtinë nga data 22 dhjetor 2022 në Kosovë do të nis një aktivitet shtesë me qëllim të promovimit të vaksinimit kundër Gripit sezonal dhe kundër COVID-19, i quajtur “Karvani i vaksinimit”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Orari

Karvani, fillon sot në Komunën e Fushë-Kosovës, për të vazhduar edhe në komunat e tjera të Kosovës.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë karvanit të vaksinimit, përveç vaksinës kundër Gripit sezonal, qytetarët do të mund të vaksinohen edhe me dozat bivalente përforcuese kundër COVID-19, të siguruara nga Ministria e Shëndetësisë.

/Shqip.com