Kryetarët e komunave sot takojnë përfaqësuesit e MSh-së, diskutohet për masat e reja anti-COVID
Publikuar:
(07.10.2021 10:54:54)
Ushtruesja e detyrës së Ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha do të mbajë të enjten takim me përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Në këtë takim i cili pritet të fillojë në orën 14:00, pritet të diskutohet për masat e reja për kontrollin dhe parandalimin e Coronavirusit.
Herën e fundit masat anti-COVID’19 janë lehtësuar më 24 shtator, ndërkaq pritet që këto masa të ndryshojnë së shpejti.
Ndërkohë, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, të mërkurën duke folur për situatën epidemiologjike në komunën që udhëheqë, ka bërë të ditur se do t’i propozojë Qeverisë së Kosovës që personat e vaksinuar të lirohen nga obligimi për mbajtjen e maskës si dhe të hiqet ora policore./SHQIP.com