Sport Shqiptar

Sot dhe nesër zhvillohet java e fundit në Ligën Unike të Femrave

Në mesjavë zhvillohet xhiroja e dhjetë në Ligën Unike të Femrave apo e fundit për garat e rregullta, ku do të caktohet renditja përfundimtare dhe skuadrat që do të hyjnë në “play-off”.

Final 4 i Ligës Unike të Femrave do të zhvillohet në Vlorë më 15-16 mars.

Takimi i parë i kësaj xhiroje është ndërmjet Penzës dhe Prishtinës. Këto dy skuadra u përballën edhe të premten në Superligën e Femrave në Kosovë, ku fituan vashat prishtinase 62:80.

Në ndeshjen e parë të këtij edicioni mes këtyre dy skuadrave prishtinaset kishin triumfuar bindshëm 91:68. Pejanet kanë dy fitore e shtatë humbje në Ligën Unike, kurse kryeqytetaset e Kosovës kanë pesë fitore e katër humbje.

Të mërkurën do të zhvillohen dy takimet e tjera. Bashkimi do të ndeshet me Tiranën. Prizrenaset kanë gjashtë fitore e tri humbje, ndërsa tiranaset tri fitore e gjashtë humbje. Dueli i fundit zhvillohet në mes të Partizanit dhe Flamurtarit.

Skuadra tiranase është në vendin e katërt me katër fitore e pesë humbje, ndërsa ajo vlonjate ka siguruar vendin e parë me shtatë fitore e dy humbje.

/Shqip.com