Sport Ndërkombëtar

Sot derbi për titull në Itali

Foto: AP

Dy krerët e tabelës në Serie A, Inter dhe Napoli, do të ballafaqohen sot në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të.

Inter pas humbjes nga Milano javën e kaluar do të tentojë ta mbrojë titullin, e Napoli e ka ngushtuar edhe më shumë diferencën pas fitores në Venecia.

Interi edhe pse me një pikë më shumë dhe një ndeshje më pak të luajtur, është në presion pasi që humbja në Stadiumin Diego Armando Maradona do të mund të nënkuptonte rënie në vendin e tretë.

Interi dukej se do ta fitojë lehtë titullin pas një serie prej 14 ndeshjeve pa humbje, por derbi me Milanon javën e kaluar ndryshoi çehren e tabelës.

Kampionët në fuqi të Seria A u rikthyen me fitoren 2-0 ndaj Romës në Coppa Italia, por që tash udhëtojnë në Napoli me trajnerin Simeone Inzaghi dhe mbrojtësin Alessandro Basoni të suspenduar.

Në Seria A momentalisht Interi gjendet në pozitën e parë me 53 pikë, ndërsa Napoli dhe Milano në të dytën me 52 me nga një ndeshje më shumë./SHQIP.com