Lajme

Sot bëhen shtatë vjet prej kur u nënshkrua marrëveshja e MSA-së

Më 27  tetor të vitit 2015 është nënshkruar Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit mes Kosovës dhe Bashkimin Evropian.

Ratifikimi i saj u votua me shumicë votash nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, një javë pas nënshkrimit, më 2 nëntor. Ndërsa tek në muajin prill të vitit 2016 kjo marrëveshje kishte hyrë në fuqi.  

Atë kohë opozita e kishte braktisur seancën, duke mos marrë pjesë në votim.

Kjo marrëveshje e nënshkruar nga ish-kryeministri Mustafa, u cilësua si historike, për integrimin politik e ekonomik të Kosovës në BE.

MSA-ja kërkon nga një vend që synon anëtarësimin në BE, të sigurojë se mekanizmat e tij të qeverisjes dhe të shoqërisë civile përmbushin standardet evropiane.

Pavarësisht se sot janë bërë shtatë vite nga nënshkrimi i MSA-së, Kosova mbetet vendi i vetëm në rajon që nuk ka liberalizim të vizave.

Marrëveshja e nënshkruar parasheh rrugën e zhvillimit dhe integrimit të Kosovës, e që në aspektin e integrimit shteti i Kosovës ka ngecur në anëtarësimin në organizatat e huaja.

/Shqip.com