Lajme

Sot bëhen 23 vjet nga masakra në Krushë të Madhe

Krusha e Madhe

Sot janë bërë 23 vjet nga Masakra e Krushës së Madhe.

Më 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën.

Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat më të turpshme e kryer mbi popullsinë civile dhe njëra ndër masakrat dhe vrasjet masive që u bënë prej paramilitarëve, policisë dhe ushtrisë okupuese serbe anekënd Kosovës.

Për kriminelët serbë masakra ishte ‘diçka e zakontë’, që sipas tyre duhej të ndodhej me qëllim të eliminimit të shqiptarëve në Kosovë.