Rozë

Sot, Atdhe Xheravina zgjodhi të flas për Xhulin

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Atdhe Xheravina ka folur së fundi për marrëdhënien e tij me konkurrenten tjetër, Juliana Nurën.

Në  një mori storiesh në Instagram duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjeksve, Atdhe Xheravina ka thënë se rrugëtimi i tij në BBVK ka filluar me Xhulin dhe sipas tij do i qëndrojë kësaj deri në fund.

Madje, Atdheu thotë se çmimin e madh prej 200 mijë eurosh ka qejf që ta fitojë Xhuli.

“Rrugëtimi im ka filluar me Xhulin aty edhe i qëndroj deri në fund, pa marrë parasysh si do të jetë situata mes nesh. Normal që kam qejf që ta fitojë Xhuli. Unë mendoj që është karakter i fortë përderisa ja ka dalë deri këtu ku është, ka duruar gjëra që unë, ti dhe shumë të tjerë nuk do i duronin edhe besoj që po. Tani jetën jashtë nuk ia dimë njëri-tjetrit se cilat janë qëllimet tona, çfarë vizioni kemi, prandaj nuk dua të flas para kohe”.

Atdheu tha se së bashku me Xhulin i kanë premtuar njëri-tjetrit që do të takohen jashtë.

“E kam marrë atë vendim edhe i qëndrova deri në fund, por jeni duke e perceptuar gabim, sepse as nuk kemi qenë të martuar, as në lidhje, thjesht ndodhi çdo gjë shumë shpejt. I kemi dhënë premtim njëri-tjetrit që do takohemi jashtë. Sa për në shtëpi, do i qëndroja vendimit tim deri në fund, duke marrë parasysh edhe lojën e Xhulit, që filloi duke i rënë performanca aty brenda”.

Kujtojmë se Atdhe Xheravina ndonëse qëndroi pak brenda shtëpisë, për aq kohë filloi një romancë se bashku me Julianën.

Se si do të shkojnë raportet e tyre kur të dal Juliana jashtë, mbetet të shihet.

/Shqip.com