Lajme

Tri vjet nga tërmeti në Shqipëri ku vdiqën 51 persona

Dita e sotme shënon 3 vjetorin e tërmetit tragjik, që goditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit të vitit 2019.

Si pasojë humbën jetën 51 persona, ndërsa mbetën të plagosur rreth 1 mijë qytetarë të tjerë.

Nga tërmeti pati dëme të mëdha materiale ndërsa shumë banesa u shembën. Shumë banorë në Durrësi, Fushë-Krujë, Laç, Lezhë e Tiranë, mbetën pa strehë. Shumë prej tyre që prej asaj dite ende nuk janë sistemuar nëpër shtëpi.

Tërmeti i 26 nëntorit ishte me memagnitudë 6.4 ballë, ku lëkundjet u ndjenë në shumë qytete të vendit. / euronews

/Shqip.com