Lajme

Sot 13 vite nga vrasjet e 21 janarit para Kryeministrisë, Rama: Duam drejtësi!

Ditën e sotme shënohen 13 vite nga protesta e 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorë e Kombit” në Tiranë, ku katër qytetarë mbetën të vrarë gjatë protestës së opozitës.

Viktimat e protestës së 21 janarit të vitit 2011 ishin Hekuran Deda, Faik Myrtaj, Ziver Veizi dhe Aleks Nika.

Në këtë përvjetor të kësaj ngjarjeje të trishtë, ka qenë kryeministri Edi Rama ai që ka reaguar i pari përmes një postimi në Facebook, ku kërkon drejtësi për 21 Janarin.

“MIRËMËNGJES🇦🇱 #DREJTËSIpër21JANARIN⚖️”, shkruan Rama. Kujtojmë se protesta e opozitës së asaj kohe, të drejtuar nga Partia Socialiste degradoi në dhunë dhe përplasje, ku pas hapjes zjarr nga brenda ambienteve të Kryeministrisë, humbën jetën 4 persona dhe u plagosën disa të tjerë.

Ndërkohë familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi për të afërmit e tyre, pasi edhe pse janë kaluar 13 vite, ata pretendojnë se ngjarja nuk është hetuar siç duhet.

/Shqip.com