Kulturë

Sopranoja kosovare që do të debutojë në bulevadrin historik të Berlinit

Sopranoja kosovare, Elbenita Kajtazi, do të debutojë në bulevadrin historik të Berlinit “Staatsoper Unter den Linden”.

Ajo përmes rrjetit social “Facebook”, është shprehur se ky është një hap i  rëndësishëm në karrierën e saj.

“Rrugës për në Berlin për debutimin tim në Staatsoper Unter den Linden! Një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për karrieren time. Shfaqjet e Hänsel und Gretel ku unë do këndoj Gretel do të mbahen me 12, 13 dhe 14 Janar 2022! Faleminderit shumë për përkrahjen tuaj!”, shkroi ajo.

Kajtazi, së fundmi ka përformuar në teatrin “Erfurt” të Gjermanisë.