Kulturë

Sopranoja Elbenita Kajtazi do të ngjitet në skenën e Semperoper Dresden

Sopranoja kosovare Elbenita Kajtazi, po vazhdon të përformojë në shfaqje opersitike në teatrot më prestigjioze në botë.

Së fundmi, ajo do të përformojë në një prej teatrove më të njohur, Kajtazi do të ngjitet në skenën e Semperoper të Dresdenit të Gjermanisë, e cila do të shfaqet me rolin e Mimis.

Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja, e cila ka ndarë një fotografi gjatë provave të shfaqjes.

“Ndjehem e privilegjuar dhe me fat dhe mezi presë të ngjitem në skenë nesër dhe të realizoj edhe një ëndërr të madhe e cila do ma përmbush shpirtin me shumë lumtuni”, ka shkruar ajo.

Kajtazi, ka shënuar mjaft suksese në botë, ajo para një muaji është nderuar me çmimin “Dr. Ëilhelm Oberdörffer – Preis”.

Çmimi ky i cili jepet nga Fondacioni operistik i Hamburgut për artistë të cilët kanë treguar suksese të mëdha gjatë sezoneve të fundit.

Po ashtu ajo ka përformuar edhe në bulevadrin historik të Berlinit “Staatsoper Unter den Linden”./Shqip.com