Kulturë

Sopranoja Elbenita Kajtazi debuton edhe në Shtëpinë Operistike të Cyrihut

Sopranoja kosovare, tashmë e njohur për skenat e operave botërore Elbenita Kajtazi, do të debutojë nesër në teatrin prestigjioz në Cyrih.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Kajtazi në rrjetin social Facebook.

“Të dashur miq, mbas një koncerti të mrekullueshëm mbrëmë në Tiranë sot morra një telefonat nga shtëpia operistike e Cyrihut dhe tani jam rrugës për në aeroport sepse nesër do të debutoj në këtë teatër prestigjioz me rolin e Konteshës nga opera ime e dashtun Dasma e Figaros nga Mozart”, ka shkruar ajo.

Këtë javë, Kajtazi po ashtu mbajti koncert edhe në Tiranë, në Teatrin e Operas.

Së fundmi Kajtazi, është nderuar me çmimin “Dr. Wilhelm Oberdörffer – Preis”.

Çmim ky që jepet nga Fondacioni operistik i Hamburgut për artistë të cilët kanë treguar suksese të mëdha gjatë sezoneve të fundit.

/Shqip.com