Kulturë

Sopranoja e njohur kosovare, Besa Llugiqi, mahnit publikun në amfiteatrin madhështor të Bullgarisë

Sopranoja kosovare, Besa Llugiqi

Sopranoja e njohur kosovare, Besa Llugiqi, ishte mysafire speciale, fundjavën që shkoi, në galan glamuroze të operas në Bullgari.

Ajo përformoj në amfiteatrin madhështor antik romak “Avgusta Trayana” në Stara Zagora.

E parapëlqyera e publikut të Stara Zagorës, sopranoja Llugiqi dhuroi një interpretim të mahnitshëm të kompozitorëve të njohur botërorë, Niccolo Paganini dhe Franz Lehár.

Ajo ka treguar së është pritur mjaftë mirë nga publiku, i cili e priti me një duartrokitje të madhe.

 “Koncerti në amfiteatrin madhështor antik romak “Avgusta Trayana” në Stara Zagora ishte një përjetim i jashtëzakonshëm për mua. Interpretimin tim publiku e mirëpriti me duartrokitje frenetike. Ishte një gala mbresëlënëse mes kolegësh artistë, regjisorë e dirigjentë të nivelit të lartë”, ka deklaruar sopranoja për media.

Koncerti u realizua me dirigjent, Dimitar Kosev e regjisor Georgi Dinev.

Përkrah Llugiqit ishte çifti tërheqës i solistëve hungarezë – Szilvi Szendy dhe Karoly Peller./SHQIP.com