Kulturë

Sopranoja e njohur Elbenita Kajtazi, me koncert për nder të Pavarësisë

Për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sopranoja e njohur kosovare do të mbajë koncert në Mitrovicë.

Elbenita Kajtazi, është sopranoja kosovare, e njohur ndërkombëtarisht, e që po shënon suksese edhe në botë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, e cila këto ditë ka vizituar Kosovën, e vendlindjen Mitrovicën.

Elbenita është e ftuara speciale në këtë program.

Së fundmi, ajo ka debutuar në bulevadrin historik të Berlinit “Staatsoper Unter den Linden”.