Sopa dhe Shala ndalen në çerekfinale
Publikuar:
(27.06.2022 13:05:46)

Alban Sopa dhe Egzon Shala janë mposhtur në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare “Orani 2022”.
Sopa pësoi humbje nga Jacopo Masotti i Italisë – në kategorinë -74 kilogramë.

Teksa, Shala u mposht prej Ercan Salim – në kategorinë -125 kilogramë.
Por, dyshja mund të garojnë edhe gjatë ditës së martë – nëse nëse kundërshtarët e tyre kualifikohen në finale.

Ekipi mesdhetar i Kosovës përbëhet nga 39 sportistë të 13 sporteve të ndryshme.
Lojërat Mesdhetare kanë nisur me 25 qershor dhe do zgjasin deri më 6 korrik. /Shqip.com