Teknologji

Sony mund të hyjë në tregun e telefonave të palosshëm (Foto)

Prodhuesi japonez i telefonave, do t’i hyjë garës për prodhimin e telefonave të palosshëm.

Megjithëse ende nuk ka ndonjë informacion, disa thashetheme në forume, tregun se Sony tashmë ka në plan të dal me një seri të telefonave të mençur, që mund të jenë pjesë e modeleve të serisë së lartë Xperia Compact, një rikthim i emrit të përdorur në disa telefona më herët.

Pajisja e përfolur thuhet se do të vijë pa një ekran të mbuluar, gjë që tingëllon e çuditshme pasi të gjithë telefonat e tjerë të palosshëm vertikalisht deri më tani kanë një lloj ekrani dytësor.

Nuk ka asnjë informacion tjetër për specifikat për momentin, kështu që do të duhet të presim dhe të shohim nëse Sony po planifikon vërtet të ringjallë serinë Xperia Compact si një telefon i palosshëm.

/Shqip.com