Sport Shqiptar

Sonte zhvillohte finalja e Superkupës Mbarëkombëtare

Sonte zhvillohet finalja e Superkupës Mbarëkombëtare

Sonte, me fillim nga ora 19-00 do të zhvillohet finalja e Superkupës Mbarëkombëtare në konkurencën e femrave.

Në këtë takim që do zhvillohet në Vlorë, ndërmjet vete do takohen Prishtina dhe Peja, shkruan Shqip.com.

Për të arritur deri në kët fazë, Prishtina në gjysmëfinale shënoi fitore ndaj Partizanit të Tiranës me rezultat 73:76, ndërsa Penza e mundi Flamurtarin e Vlorës me shifrat 70:79.

Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
KB Prishtina

Ky është edicioni i parë që ogranizohet Superkupa Mbarëkombëtare nga Liga Unike, duke bashkuar kampionët dhe fituesit e Kupave nga të dy shtetet.

Në fund  kurse në fund të muajit Tetor do të fillojë edhe Liga Unike, kësaj radhe në të dyja konkurrencat.

Në organizimin e këtij kompeticioni kanë ndihmuar edhe Federata e Basketbollit e Kosovës, Federata Shqiptare e Basketbollit dhe Klubi i Flamurtarit të Vlorës./Shqip.com