Sonte zhvillohet ndeshja e madhe e Ligës së Kampionëve, Real Madrid – Manchester City
Publikuar:
(09.05.2023 08:48:20)
“Ethet” e Ligës së Kampionëve rikthehet sonte me ndeshjen e parë të fazës gjysmëfinale ku do të ballafaqohen Real Madridi me Manchester Cityn.
Akti i parë do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, aty ku Reali synon të bëjë hapin e parë drejt finales së madhe, por përball do të ketë gjigantin anglez të Pep Guardiolës i cili po kalon nëpër një seri të jashtëzakonshme të rezultateve positive.
Dueli do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00.
/Shqip.com