Sport Ndërkombëtar

Sonte vazhdon spektakli i Ligës së Kampionëve

FOTO: Getty Images
FOTO: Getty Images

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me dy ndeshje interesante ku do të përcaktohen dy çerekfinalistët.

Borussia Dortmund udhëton drejt “Stamford Bridge” për tu përballur me Chelsean.

Dortmundi dy javë më parë e mposhti në “Ëestfalenstadion” Chelsean (1-0), ku ndeshja e dytë pritet të jetë e zjarrtë, pasi gjiganti anglez nuk do të pajtohet lehtë me eliminimin.

Chelseat për këtë ndeshje i mungojnë Armando Broja, Edouard Mendy, Cesar Azpilicueta dhe Thiago Silva.

Në anën tjetër, te gjermanët nuk do të mund të luajnë Julian Ryerson, Adeyemi, Youssoufa Moukoko, Mateu Morey, Abdoulaye Kamara, Donyell Malen dhe Julien Duranville.

Sonte zhvillohet edhe ndeshja tjetër në mes të Benficës dhe Club Brugge.

Portugezët janë afër kualifikimit pas e fituan lojën e parë 0-2 dhe tash luajnë para shikuesve të vet.

/Shqip.com