Sport Shqiptar

Sonte përballen Ferizaj dhe Besa Famgas në Superligës së Kosovës në hendboll

Sonte prej orës 18:00 zhvillohet ndeshja e mbetur e xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve.

Në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj do të takohen Kastrioti dhe Besa Famgas, njofton FHK, shkruan Shqip.com.

Kjo ndeshje ishte shtyrë për shkak të angazhimeve evropiane të skuadrës nga Peja, Besa Famgas. Kampionia aktuale, Besa, është favorite, por ferizajasit do të bëjnë përpjekje për befasi.

Besa Famgas udhëheq në tabelë me 18 pikë nga nëntë ndeshje. Kastrioti është i katërti me 10 pikë nga 10 ndeshje.

/Shqip.com