Sport Ndërkombëtar

Sonte përballen dy më klasikët e klasikeve

Kur Sergio Busquets (34 vjeç) dhe Karim Benzema (35 vjeç) u takuan për herë të parë në karrierën e tyre më 24 shkurt 2009 (Lion-Barcelona), ata as që mund ta imagjinonin se 14 vjet më vonë do t’i afroheshin një rekord historik, atë nga më klasikët e “Klasikeve”.

Në mbrëmje në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit që zhvillohet në “Camp Nou” (21:00), ata do të arrijnë në duelin numër 41 mes tyre në “El Clasico”. Vetëm Messi kundër Sergio Ramosit janë përballur më shumë në “Klasiket” mes Barçës dhe Realit, plot 42 herë.

Mesfushori spanjoll është “Mbreti i Klasikeve” me 46 takime të luajtura. Sa për duelin personal me Benzeman do të jenë 47 Busquets e 42 Benzema. Për ta ndoshta do të jetë dhe “Klasikja” e fundit, duke parë që kontratat e tyre përfundojnë në mbyllje të sezonit. E nëse nuk rinovojnë… Bilanci i deritanishëm në 40 ndeshje është 19 fitore për Busquets, 7 barazime dhe 14 fitore për Benzeman.

/Shqip.com