Rozë

Sonte në “Për’puthen Prime” përballja e ‘zjarrtë’ e ish-çiftit nga sezoni i kaluar

Emisioni "Për'puthen"

Sonte duke filluar nga ora 21:00 do të transmetohet emisioni “Për’puthen Prime” në Top Channel.

Autorja e programi ‘Për’puthen’, Olsa Muhameti ka njoftuar se përgjatë tetorit një pjesë përmbyllëse do t’i dedikohet historive nga sezoni paraprak në të cilat ka ende gjëra të pasqaruara.

E një gjë e tillë do të ndodh sonte në mes të ish-çifti, Jasmina Kadriu dhe Andi Artani.

Ata do të jenë përballë me njëri-tjetrit pas mbarimit të historisë së tyre të dashurisë katër muaj më parë, zhvillim ky që u shoqërua me shumë tension.

Jasmina dhe Andi

Nuk dihet se kush tjetër do të jetë nga ish-konkurrentë, por që do të jetë një mbrëmje befasuese njësoj me atë të parën.

Javën e kaluar befasi e mbrëmjes ishte hyrja e ish-të dashurit të Alvisa Qarrit, ku u përcjell me tensione dhe largimin e konkurrentëve nga studio./SHQIP.com