Kulturë Kino

Sonte në “DokuFest” jepet filmi “Fragments of humanity”

Në Prizren ka filluar festivali i filmit dokumentar të metrazhit të shkurtër, “Dokufest”, një prej festivaleve më të rëndësishme të filmit në Evropën Juglindore, ku për nëntë ditë qytetarët dhe vizitorët e shumtë do të kenë mundësi të shijojnë programin e pasur me filma dokumentarë e të metrazhit të shkurtër.

Sonte, në DokuKino Plato, në ora 20:00, në kuadër të festivalit do të prezantohet filmi “Fragments oh humanity” nga regjisorja Elli Rintala.

Në film bëhet fjalë për një temë të ndjeshme. Në prag të luftës në Kosovë, udhëheqësja e ekipit të ekspertëve finlandezë të mjekësisë ligjore, Helena Ranta është duke hetuar krimet e supozuara të luftës. E vërteta mund të ndryshojë rrjedhën e luftës, prandaj ka nga ata që do të donin që ajo të heshte.

Ekipa realizuese e filmit përbëhet nga: Producent – Ari Matikainen, Kinematograf – Bujar Berisha, Marita Hällfors, Redaktor – Matti Näränen, Tuula Mehtonen dhe Zërimi – Janne Laine.

/Shqip.com