Rozë

Sonte në BBVK vjen rrëfimi i shumëpritur nga Melisa

Sonte gjatë mbrëmjes së prime-it të Big Brother Vip Albania, Melisa Lleshi pritet që të vijë me një rrëfim.

Rrëfimi i Melisa Lleshit është pritur shumë ashtu si nga publiku edhe banorët brenda shtëpisë.

Kujtojmë se në Prime-n e kaluar, Melisa kishte thënë se ajo nuk po flet për jetën e saj personale, por kjo nuk do të thotë se ajo nuk ka asgjë për të treguar.

Por, nuk dihet se çfarë do të thotë Melisa sonte, raporton Prive.al.

“Njerëzit që me njohin e dinë se vëllain e kam pikë të dobët. Unë kam lënë një familje jashtë dhe unë jam për ata. Me ka marrë malli dhe mundohem ta mbajë veten duke menduar se ata mund të kenë nevojë. Pse nuk flas për jetën time personale, nuk është se nuk kam asgjë”, tha Melisa.

Madje, Melisa kishte folur edhe për marrëdhënien që ka ajo me vëllain e saj.

/Shqip.com