Sonte ndeshja/ Shqipëria favorite absolute, Ishujt Faroe vijnë në Tiranë për…turizëm
Publikuar:
(20.11.2023 14:03:20)

Historia ka ndryshuar totalisht në Grupin E, kjo për meritë të Shqipërisë që mënyrë surprizë dominoi të gjithë rivalët, me lojë dhe rezultat.
Në sfidën e fundit, atë kundër Ishujve Faroe, në letër është një ndeshje që nuk ka shumë histori, me kuqezinjtë që zbresin në fushë si favoritë absolut.
Një fitore e mundshme e Shqipërisë sot kuotohet me koeficientin 1,29.

Një barazim në “Air Albania” vlerësohet me 5,50. Për kompanitë e basteve, një fitore e mundshme e Ishujve Farore duket thuajse e pamundur pasi vlerësohet me koeficientin 11.
Ishujt Farore nuk e kanë bërë kurrë diçka të tillë në këtë grup teksa kanë marrë vetëm një barazim dhe kanë pësuar 6 humbje.
/Shqip.com