Sport Shqiptar

Sonte ndeshja e dytë gjysmëfinale, Ylli e pret Pejën

Sonte do të zhvillohet ndeshja e dytë e fazës gjysmëfinale në “Play-Offin” e Superligës së Kosovës në basketboll, mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës.

Kampioni në fuqi synon barazimin e serisë, kurse pejanët udhëtojnë për fitoren e dytë, për t’iu afruar më shumë finales.

Ndeshja e sontme do të zhvillohet në palestrën sportive “13 Qershori” të Suharekës, nga ora 20:30.

Kujtojmë se Peja e fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 85:82.

Ndeshjet gjysmëfinale zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje, teksa skuadra që arrin tri fitore e siguron kalimin për në finale.

/Shqip.com