Sport Shqiptar

Sonte mund të përcaktohet finalisti i parë

Sot një e nesër një, janë ndeshjet e treta të serisë gjysmëfinale të play-off-it në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Peja është afër finales, pasi në dy takimet e para shënoi fitore ndaj Golden Eagle Yllit. Fillimisht triumfoi në Pejë 85:82, ndërsa në Therandë shënoi fitore 76:86. Në anën tjetër, kampionët duhet të fitojnë tri ndeshje radhazi për të depërtuar në finale.

Nëse në ndeshjen e sotme, e cila zhvillohet në palestrën “Karagaçi”, fiton Peja, atëherë do të jetë skuadra e parë finaliste. Në të kundërtën, seria vazhdon me ndeshjen e katërt.

photo by: @Shpend Ahmeti

Gjysmëfinalja tjetër është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës, ku seria është barazuar në 1:1. Prishtinasit fituan sfidën e parë si vendas 82:70, kurse mitrovicasit fituan në “Minatori” me rezultat 77:68. Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Ndeshja e tretë zhvillohet nesër në kryeqytet.

/Shqip.com