Sport Ndërkombëtar

Sonte hapen dyert e La Ligës

Osasuna-Sevilla

Vëmendja e tifozëve të futbollit spanjoll – do të jetë sonte në “El Sadar Stadium”.

Aty do të përballen ndërmjet vete Osasuna dhe Sevilla, me fillim nga ora 21:00.

Ky takim është i pari për sezonin e ri të La Ligës, kampionat që pritet të jetë edhe më “i zjarrtë” në këtë sezon.

Mysafirët janë favoritë në letër – për shkak se sezonën e kaluar – e mbyllën sezonin në vendin e katër – duke e siguruar biletën për në Ligën e Kampionëve.

Por, edhe vendasit – kanë treguar ndeshje të mira dhe vendi i dhjetë ishte dëshmia e një skuadre solide.

Fusha e gjelbër do të flas – më së miri./Shqip.com