Kulturë

Sonte finalja e madhe e Eurovision, kush janë 25 finalistët në garë për vendin e parë

'Eurovision'

Eurovision 2022 ka zgjedhur 25 finalistë të cilët sonte do të konkurrojnë për vendin e parë.

Në gjysmëfinalen e parë 10 vendet që u kualifikuan ishin Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia dhe Holanda, ndërsa 5 vendet Franca, Italia, Anglia, Gjermani dhe Spanja shkojnë automatikisht në finale.

Në gjysmëfinalen e dytë u zgjodhën edhe 10 shtetet e tjera finaliste që janë Australia, Azerbajxhani, Belgjikë, Ceki, Estoni, Finlandë, Poloni, Rumani, Serbi dhe Suedi.

Finalja, ashtu si dy netët e para edhe finalja do të prezantohen edhe nga Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan.

Kujtojmë që këtë vit Shqipëria u përfaqësua nga këngëtarja Ronela Hajati, me këngën “Sekret”.

Ndërkaq, Ronela nuk arriti të shkonte në finalen e Eurovisionit./SHQIP.com