Sport Ndërkombëtar

Sonte finalja e Kupës së Gjermanisë, Leipzig përballë Eintracht Frankfurtit

Foto e ilustruas e ekipeve Leipzig dhe Frankfurt

Sonte do të zhvillohet finalja e Kupës së Gjermanisë, e njohur si DFB-Pokal.

Në finalen e madhe do të përballet skuadra e Leipzigut me atë të Eintracht Frankfurtit.

Për “Demat e Kuq” kjo do të jetë finalja e tretë radhazi derisa kërkojnë të mbrojnë titullin e fituar në vitin e kaluar, i pari në histori të klubit.

Ndërkohë Frankfurti e cila e ka fituar pesë herë trofeun e Kupës së Gjermanisë, do të kërkojë atë për herën e gjashtë.

Ndeshja finale mes Leipzigut dhe Eintracht Frankfurtit zhvillohet në “Olympiastadion” të Berlinit, më fillim nga ora 20:00.

/Shqip.com