Sonte finalja e Copa del Rey, Reali përballet me Osasunan
Publikuar:
(06.05.2023 14:40:21)

Sonte luhet finalja e Copa del Rey në mes Real Madridit dhe Osasunas.
Ndeshja do të nisë nga ora 22:00 dhe do të luhet në stadiumin Estadio de La Cartuja në Sevilla.
Ajo që është e rëndësishme për Realin është rikthimi i kroatit, Luka Modriq, i cili ishte në dyshime edhe për ndeshjen kundër Manchester Cytit.
Por, nuk dihet nëse Carlo Ancelotti do të rrezikojë me këtë taktizim.
/Shqip.com