Kulturë

Bregoviq sonte do të performojë në Festivalin e Birrës në Korçë

Goran Bregoviq në Festivalin e Korças

Këngëtari serb, Goran Bregoviq do të performojë sonte në Festivalin e Birrës në Korçë, shkruan SHQIP.com

Siç ka njoftuar Bashkia e Korçës “KOSOVSKA” është kënga shqipe që ka zgjedhur Bregoviq për të hapur koncertin në Korçë.

“Ai me muzikën e tij të mrekullueshme dhe publiku i festës me mikpritjen entuziaste do të japin nesër nga Korça mesazhin se arti dhe kultura janë ura miqësie që lidhin popujt”, thuhet në njoftim.

Kjo Bashki po ashtu ka njoftuar së për shkak të kërkesave të shumta do të këtë shitje fizike të biletave.

‘Sot dhe nesër për të përballuar kërkesat e shumta do të ketë shitje fizike të biletave të koncertit edhe në hyrje të Pazarit të Vjetër dhe tek biletaritë e dedikuara pranë City Center nga ora 18.00 e në vazhdim”, thuhet tutje në njoftim.

Për ftesën ndaj ti ka pasur debat shumë. Në Kosovë u kritikua ashpër organizimi në të cilin këndon, Goran Bregoviq.

Kritikët thonin se “ai s’ka kërkuar falje për krimet e Serbisë në Kosovë”, andaj një ftesë e tillë nuk është dashur të ndodhë.

Në anën tjetër, asnjë artisë kosovarë nuk do të marrë pjesë në këtë ngjarje.

Përkundër kësaj Korça vendosi të mos e anulojë koncertin. /Shqip.com