Kulturë

Sonte do të mbahet koncerti në Muzeun Kombëtar, “Hir Krishtlindjeje”

Disa nga emrat më të njohur të artit në vend, do të mblidhen për një koncert të veçantë, mbrëmjen e sotme.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, bëri me dije se, mes engjëjsh dhe shenjtorësh, emrat më në zë të skenës shqiptare do të mbajnë ndezur atmosferën e Krishtlindjes.

Në koncertin e titulluar “Hir Krishtlindjeje”, do të interpretojnë aktoret e mirënjohura Yllka Mujo e Luiza Xhuvani, si dhe mexo-sopranoja Vikena Kamenica. Koncerti do të zhvillohet në ora 19:00, në pavijonin e ikonave, pranë Muzeut Historik Kombëtar. Ky koncert zhvillohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

/Shqip.com