Kulturë

Sonte Albina dhe Familja Kelmendi përformojnë në skenën e Eurovisionit

Albina Kelmendi, së bashku me familjen e saj, do të përformojnë sonte në skenën e Eurovisionit, në Liverpool.

Në të njëjtën datë, gjithashtu do të përformojnë edhe Belgjika, Armenia, Qipro, Rumania, Danimarka, Greqia, Islanda, Estonia, Australia, Austria, Lituania, San Marino, Sllovenia, Gjeorgjia dhe Polonia.

Në gjysmëfinalen e parë të Eurovisionit, finalistë janë zgjedhur: Zvicra, Norvegjia, Kroacia, Moldavia, , Finlanda, Çekia, Izraeli, Portugalia, Suedia dhe Serbia.

Gjithashtu, pjesëmarrës ishin edhe Irlanda, Malta, Letonia, Azerbajxhani dhe Holanda.

/Shqip.com