Lajme Ballkan

Sondazh i ri në Mal të Zi: URA e Abazoviqit vetëm 4.4 për qind

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin javën e ardhshme në Mal të Zi, lëvizja “Evropa Tani” e presidentit të sapozgjedhur malazez, Jakov Milatoviq do të mbështetej nga 29.1 për qind e qytetarëve, tregoi hulumtimi i CEDEM-it.

Sipas këtij sondazhi, i cili u prezantua sot në Podgoricë, iniciativa qytetare e drejtuar prej Dritan Abazoviqit, URA do të merrte besimin e 4.4 për qind të qytetarëve.

Forumi Shqiptar do të mbështetej nga 1.9 për qind e qytetarëve, tregon anketa, raporton rtcg.

DPS e Milo Gjukanoviqit do të merrte 24,1 për qind dhe partia pro-serbe, Fronti Demokratik 13,2 për qind.

Më pas, SDP do të mbështetej nga 2.1 për qind, SD me 1.9 për qind dhe SNP nga 1.9 për qind e qytetarëve të anketuar.

Partinë e Drejtësisë dhe Pajtimit do ta mbështesin 1.1 për qind e qytetarëve.

Ndryshe, zgjedhjet parlamentare janë caktuar për 11 qershor.

/Shqip.com