Sport Ndërkombëtar

Son është shënjestra e radhës e “Mbretërve”

Son Heung-min

Radari i ‘Los Blancos’ ka kapur përsëri koreano jugorin.

Son Heung-min mund të konsiderohet si njëri nga sulmuesit më të mirë në botë, dhe Madridi njihet për transferimin e tyre.

Sipas gazetarit Rudy Galetti, anëtari i Tottenham Hotspur mund të përjetojë ndërrim ambienti këtë verë.

Me dështimet e afrimeve të Erling Haaland dhe Kylian Mbappe në javët e fundit, klubi spanjoll i ka kthyer sytë nga 29-vjeçari.

Son është shënuesi më i mirë në Premierligë për edicionin që lamë pas, së bashku me Salahun e Liveropool, ku në 35 ndeshje ka kontribuar me 23 gola dhe nëntë asistime.

Son dhe Salah me Këpucën e Artë të Premierligës

Megjithatë, kosto për të do të ishte mjaft e madhe, shkak i kontratës që e ka me Spurs deri në vitin 2025 dhe vlerës së tij në treg që kap shifrën e 75 milionë eurove.

Mardilenët shpenzuan 100 milionë sosh në Aurelien Tchouamenin nga Rennes para disa javësh, dhe një transfer i mudshëm i sulmuesit do të nënkuptonte dyfishim shpenzimesh.

Son Heung-min, Tottenham Hotspur

Sidoqoftë, Florentino Perez nuk e ka pasur kurr provblem anën financiare, pasi kampioni i Europës në fuqi mbahet gjithnjë mirë financiarisht.

Tottenham nga ana tjetër, dallon shumë në këtë aspekt, shkak edhe i shpenzimeve të dështuara dhe stadiumit të ri të ndërtuar para pak vitesh. /Shqip.com