Sport Ndërkombëtar

Solskjaer zbulon çmimin që kishte refuzuar Manchester United për Haaland

Ole Gunar Solskjaer ka zbuluar një detaj interesant nga koha kur ishte trajner në Norvegji. Ai i sugjeroi Manchester United që të blinte kartonin e Erling Halaand, por drejtuesit e klubit të kuq vendosën të mos i shpenzonin pesë milionë euro për sulmuesin aktual të Manchester Cityt që sot po thyen çdo rekord të mundshëm.

Erling Halaand

“I telefonova ata rreth gjashtë muaj përpara se të ulesha në bankinën e United dhe ju kërkova që të paguanin vetëm pesë milionë por nuk më dëgjuan”, thekson Solskjaer.

Sot kartoni i Erling Halaand vlen të paktën 200 milionë ndërsa në sezonin e parë te City ka shënuar 51 gola.

/Shqip.com