Lajme Botë

Solidariteti me gratë e Iranit – Eurodeputetja prenë flokët

Swedish lawmaker Abir Al-Sahlani cuts her hair as she delivers a speech during EU debate on Iran protests at the European Parliament in Strasbourg, France October 4, 2022 European Union/Handout via REUTERS

Trazirat e fundit në Iran kanë ndikuar në shumë forma edhe në Evropë. Lajmet e fundit kanë nxitur reagime të ndryshme në formë të solidaritetit me gratë në Iran.

Eurodeputetja Abir Al-Sahlani, që është më origjinë nga Iraku dhe e përfaqëson shtetin e Suedisë në Parlamentin Evropian, ka treguar solidaritet me demonstratat antiqeveritare në Iran.

Ajo doli në foltore për të folur për të drejtat e grave. Në fjalën e saj ajo e dërgoi mesazhin për gratë që jetojnë atje.

“Derisa gratë e Iranit të jenë të lira, ne do të qëndrojmë me ju”, tha ajo para se të nxirrte gërshërët dhe të priste flokët e saj./Shqip.com

/Shqip.com