Sokoli: Klubet munden me i ndalu lojtarët mos të marrin pjesë në turnire – përmes rregullores së brendshme

Është bërë një lloj tradite që – kur Superliga i mbyll perdet, shumë futbollistë vazhdojnë të luajnë në turnire të ndryshme që organizohen në Kosovë.
Një i tillë u bë “mollë e sherrit” të martën mbrëma për yllin e Prishtinës, Mendurim Hoti, i cili u përfshi në një konkflikt fizik.
Lidhur me faktin se a “duhet luajtur në turnire lojtarët proesionistë”, Shqip.com ka kontaktuar me trajnerin e njohur, Bylbyl Sokoli.

Sokoli potencoi se” klubet munden me i ndalu futbollistët që të mos marrin pjesë në organizime të tilla me anë të rregullores së brendshme”.
Teksa, shtoi se “nëse janë pjesë e ndonjë skandali përgjegjësinë lojtarët e marrin vet, teksa nëse lëndohen përgjegjësia përcatohet me rregulloren e klubit”
Video: Përplasja fizike e Hotit në turnir
Por, gjithsesi, sipas tij “pas përfundimit të kampionatit lojtarët e zgjedhin vet mënyrën e mbajtjes së formës së tyre”.
Disa nga lojtarët që kanë marrë pjesë në turnire të ndryshme së fundmi janë edhe Xhevdet Shabani, Mark Milicaj, Altin Merlaku e shumë të tjerë. /Shqip.com