Sport Shqiptar

Sokoli flet si trajner i Malishevës: Do të përgatitemi në Turqi, ekipin nuk e njoh aq sa duhet  

“Timonieri” i mirënjohuri kosovar, Bylbyl Sokoli ka arritur marrëveshje për ta drejtuar FC Malishevën.

Sokoli ka arritur marrëveshje me këtë ekip deri në fund të edicionit aktual të Superligës së Kosovës në futboll, por me mundësi vazhdimi.

Ish-trajneri i shumë skuadrave nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut Sokoli në krye të Malishevës zëvendëson trajnerin e larguar, Sami Sermaxhaj.

Lajmi është zyrtarizuar ditën e sotme nga FC Malisheva.

Ai ka folur për Shqip.com pas arritjes së marrëveshjes me Malishevën.

“Marrëveshja është për gjashtë muaj, por me mundësi vazhdimi. Synimet e skuadrës janë mbijetesa në elitën e futbollit”, ka thënë Bylbyl Sokoli të mërkurën.

Ai ndër të tjera njofton se skuadra pas dy ditësh do të udhëtojë në Antalia të Turqisë për ta vazhduar fazën përgatite.

“Do të udhëtojmë në Antalia për përgatitje. E vërteta është se unë nuk e njoh edhe aq shumë ekipin, por atje do ta kemi kohën e mjaftueshme për punë dhe njohje të futbollistëve. Për më shumë detaje do të mund të flasim pasi të kthehemi nga Turqia”, pohoi ai.

Tutje, Sokoli theksoi se në këtë kohë është duke u punuar edhe për kompletimin e shtabit teknik.

Ai e mohoi mundësinë që ndihmës i tij të jetë Faruk Statovci, për të cilin është aluduar së fundmi.

“Do të punojmë në kompletimin e stafit. Faruk Statovci nuk do t’i bashkohet ekipit”, përfundoi Bylbyl Sokoli.

Malisheva në këtë edicion po “lufton” për mbretje në elitë.

Stinorin pranveror do ta nis nga pozita e tetë me 19 pikë të tubuara.

/Shqip.com