Lajme

Sokol Halili, vrasësi i Hamide Magashit, varroset të dielën

Nesër do të varroset Sokol Halili, i cili bëri dje vetëvrasje, dy ditë pasi vrau gruan e tij shtatzënë, Hamide Magashin.

Sipas familjarëve, varrimi do të bëhet në orën 12:00, në Lagjen e Pajtimit. “Të nderuar familjarë dhe dashamirë ju njoftojmë se varrimi i Sokol Halil Halili, bëhet nesër më 04.12.2022, në ora 12:00, në Lagjen e Pajtimit”, thuhet në njoftimin e familjes.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka lokalizuar dje vendndodhjen e Sokol Halilit i cili kishte qenë në arrati për 42 orë, por s’ka pranuar të dorëzohet dhe ka vrarë veten, në shtëpinë e tij në Shtime.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se kjo ka ndodhur përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin.

/Shqip.com