Sokol Çikalleshi shkëlqen në Arabinë Saudite, shënon gol dhe kontribuuan me dy asiste
Publikuar:
(23.05.2023 08:31:55)

Sokol Çikalleshi ka pasur një paraqitje të madhe të hënën në kampionatin e Arabisë Saudite.
Ai ka shënuar një gol, ndërsa ka kontribuar edhe me dy asistime në fitoren e skuadrës së tij Al Khaleej ndaj Al Wehda me rezultatin 4:1.
Çikalleshi shënoi golin e tretë nga penalltia në minutën e 58-të, kurse asistoi për golin e dytë të minutës së 18-të.
Ai asistoi edhe për golin e katërt të shënuar në minutën e 66-të. Çikalleshi u zëvendësua në minutën e 90-të të ndeshjes që i takoi javës së 28-të të elitës së futbollit të Arabisë Saudite.
📹| سوكول يسجل هدف الخليج الثالث 💪🏽#الوحدة_الخليج #دوري_روشن_السعودي
— نادي الخليج السعودي (@Khaleejclub) May 22, 2023
/Shqip.com