Kulturë Kino

“Sofra e Varrit”, fiton çmimin kryesor në ‘INONU Film Festival’

Skenë nga filmi "Sofra e Varrit"

Prodhimet filmike të Kosovës, po vazhdojnë të shënojnë suksese në botë.

Së fundmi filmi “Sofra e Varrit”, ka shënuar edhe një sukses tjetër.

Filmi i shkurtët artistik me regji të Mirak Zymberaj dhe skenar të Mentor Zymberaj,  ka fituar çmimin kryesor në kategorinë “Best Short Film” në ‘INONU Film Festival’ në Turqi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skenaristi Zymberaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Filmi SOFRA E VARRIT në regji të Mirak Zymberaj vlerësohet me Çmimin kryesor – Best Short Film, në INONU Film Festival ne Turqi ( edicioni XIV)”, ka shkruar ai.

Ky është edicioni i 14-të i këtij festivali prestigjioz ndërkombëtar.

“Sofra e Varrit”, trajton luftën e fundit në Kosovë, “Sofra” simbolizon lojën “psiqike” të Ukës dhe luftën për mbijetesë, për të shpëtuar nga duart e paramilitarëve./Shqip.com