Lajme

Sobotka: Marrëveshja e Ohrit shumë e rëndësishme

Kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, pas takimit me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën, tha se përparimi që ka bërë Kosova vitet e fundit është vërtet mbresëlënës.

Ata njoftuan se kanë diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë -Serbi.

Sobotka tha se marrëveshja e Ohrit ndërmjet Kosovës e Serbisë është shumë e rëndësishme.

Sipas tij, nëse Kosova e do anëtarësimin në Bashkimin Evropian duhet që ta luftojë korrupsionin.

“Unë mendoj që atë Kosova e ka arritur vitet e fundit vërtet është mbresëlënëse. Marrëveshja e Ohrit është shumë e rëndësishme. Austria në këtë aspekt mund të jetë një shembull për Kosovën”, tha ai në konferencë n e pë rbashkë t pë r media me Konjufcën.

“Integrimi Evropian fillon me kërkesën për anëtarësim, këtë Kosova e ka bërë, mendoj që nëse luftohet korrupsioni, kemi një zhvillim pozitiv para vetës. Kosova luan një rol të rëndësishme për ne edhe në të ardhmen”, tha ai

/Shqip.com