Teknologji

Snapchat arrin 750 milionë përdorues aktivë në muaj

Snapchat numëroi 750 milionë përdorues aktivë në muaj duke u cilësuar kështu arritje e një objektive madhore.

Kompania theksoi se 375 milionë përdorues hapin aplikacionin çdo ditë. Edhe pse është një shifër e vogël krahasuar me 2.96 miliardë përdoruesit aktivë në muaj dhe 2 miliardë përdorues aktivë në ditë të Facebook, audienca e Snapchat ka qenë një trend në rritje.

Snap tha gjatë evenimentit me investitorët se aplikacioni do të arrijë 1 miliardë përdorues aktivë në muaj në 2-3 vitet e ardhshme, raporton PCWorld.al

Shumica e audiencës së Snapchat është në Amerikën e Veriut me 150 milionë përdorues aktivë në muaj. CEO i Snap Evan Spiegel tha se aplikacioni arrin ¾ e moshave 13-34 vjeç në 20 vende të botës dhe përdoruesit postojnë 5 miliardë snape çdo ditë.

Shërbimi me pagesë Snapchat+ ka më shumë se 2.5 milionë anëtarë 7 muaj nga debutimi. Mbi 300 milionë përdorin Snap Map çdo muaj.

/Shqip.com