Rozë

S’mundi ta ndryshojë imazhin e krijuar në BBVA, por Kejvina ndryshoi pamjen

Modelja, Kejvina Kthella së fundi ka bërë një ndryshim ne pamjen e saj.

Nga bjonde dhe tërheqëse është bërë një bukuroshe brune tani.

Përmes një postimi në Instagram modelja ka treguar se si duket me pamjen e re, por si duket diçka e ka peng nga e kaluara.

Krahas postimit të ri, Kejvina ka shkruar: “Meqe imazhin mbas bigut se ndryshoj dot thash te ndryshoj floket hahahahahahahahahhahahaah”, shkroi Kejvina.

Ajo nuk është komentuar pozitivisht për pjesëmarrjen e saj dhe lojën që ka zhvilluar në Shtëpinë e Big Brother Vip Albania.

Madje për shkak të agravimit të raporteve me Luzin ajo e kishte goditur këtë të fundit, veprim ky që solli përjashtimin e saj nga BBVA.

/Shqip.com