Lajme Botë

Smith i kërkon Gjykatës së Lartë të vendosë shpejt nëse Trump mund të ndiqet penalisht

Prokurori i posaçëm, Jack Smith i ka kërkuar sot Gjykatës së Lartë të vendosë shpejt nëse ish-presidenti amerikan, Donald Trump mund të ndiqet penalisht për akuzat se ai bëri komplot për t’i përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, raporton Associated Press.

Smith parashtroi kërkesën e tij që gjykata të veprojë me shpejtësi të pazakontë për ta parandaluar çdo vonesë që mund ta shtyjë gjyqin e kandidatit kryesor presidencial republikan për zgjedhjet e vitit 2024, i vendosur momentalisht për të filluar më 4 mars, deri pas zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.

Gjyqtarët treguan se do të vendosnin shpejt nëse do ta dëgjonin çështjen, duke urdhëruar avokatët e Trumpit që të përgjigjen deri më 20 dhjetor. Urdhri i shkurtër i gjykatës nuk sinjalizoi se çfarë do të bënte përfundimisht.

Ekipi i Smith theksoi se nëse gjykata nuk e përshpejton çështjen, nuk do të ketë mundësi për të shqyrtuar dhe zgjidhur çështjen në mandatin aktual.

/Shqip.com